Ostriç-Selcë e bllokuar, banorët të izoluar prej mungesës së ndërhyrjes

Një tjetër denoncim vjen nga Kelmendi, ku banorët e zonës së Selcës përballen me vështirësi të mëdha në lëvizje për shkak të bllokimit të rrugës.

Përmes pamjeve të dërguara, Nikolin Bujaj denoncon gjendjen e rënduar të aksit Ostriç-Selcë, duke ngritur alarmin për izolimin e banorëve, shumica prej të cilëve të moshuar. Sipas tij, pavarësisht vështirësive të përditshme, institucionet përgjegjëse ende nuk kanë ofruar një zgjidhje.

Në mesazhin e tij, Bujaj u drejtohet institucioneve me një apel të drejtpërdrejtë, duke u kërkuar të mendojnë se si do të vepronin nëse në të njëjtat kushte do të ndodheshin familjarët e tyre.

“Dua t’u bëj një pyetje atyre që e kanë në dorë këtë punë: Sikur prindërit apo familjarët tuaj të ishin të bllokuar në këtë rrugë, pa mundësi lëvizjeje dhe pa ndihmë, çfarë do të bënit?”, shkruan Bujaj.

Banorët presin ndërhyrjen e institucioneve për zhbllokimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit, në mënyrë që të mos mbeten më të izoluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe