Mjeshtri i humorit shqiptar, aktori durrsak Muharrem Hoxha, ka kritikuar ashpër edicionin e këtij viti të festivalit “Tano Fest”, duke e cilësuar atë një dështim për sa i përket cilësisë artistike.
Hoxha është shprehur kritik ndaj komedive pjesëmarrëse, të cilat sipas tij kanë qenë larg humorit të mirëfilltë dhe frymës që përfaqëson Shkodra në traditën e saj të pasur humoristike.
Aktori vlerëson se festivali i viteve të mëparshme ka pasur një nivel dukshëm më të lartë, ndërsa cilësia e këtij edicioni, sipas tij, nuk ka arritur të ruajë standardet e dikurshme.
Kritikat e Muharrem Hoxhës rikthejnë në vëmendje debatin mbi nivelin artistik të festivaleve të humorit dhe pritshmëritë që publiku ka për një aktivitet që lidhet me një prej traditave më të njohura të Shkodrës.
