Operohet me sukses pacientja e parë e kardiokirurgjisë shqiptare 50 vjet pas ndërhyrjes së parë

Publikuar me datë:

Pesëdhjetë vjet pas operacionit të saj të parë në zemër, Xhemile Kasalla, e njohur si pacientja e parë që iu nënshtrua kardiokirurgjisë në Shqipëri, ka kaluar sërish me sukses një ndërhyrje në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas një periudhe dhjetëditore trajtimi dhe monitorimi të vazhdueshëm, ajo u largua nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, duke u bërë shembull unik i arritjeve të mjekësisë shqiptare në këtë fushë.

Xhemile Kasalla shënoi për herë të parë emrin e saj në historinë e kardiokirurgjisë shqiptare para 50 vitesh, kur iu bë operacioni i parë në zemër në vend. Sot, e rikthyer në të njëjtën qendër ku nisi së pari rrugëtimi i saj, ajo përkujton me mirënjohje vendimin që, sipas saj, i ndryshoi jetën.

Pasi kanë kaluar pesë dekada nga ajo ndërhyrje e parë, Kasalla iu nënshtrua për herë të dytë një operacioni të suksesshëm në zemër, të kryer nga Prof. Dr. Altin Veshti, drejtues i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, dhe ekipi i tij profesional.

Pas dhjetë ditësh nën vëzhgim dhe trajtim të specializuar në spital, Xhemile Kasalla është rikthyer në shtëpi pranë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, duke i shtuar edhe një faqe të re historisë së kardiokirurgjisë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related