Operacioni i SPAK, shkon në 26 numri i të arrestuarve, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Publikuar me datë:

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Përrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth.

Sipas raportimeve, kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm, ndërsa janë shoqëruar 26 persona, si dhe  janë shpallur në kërkim disa të tjerë.

Sakaq, janë sekuestruar edhe 8 kg kanabis dhe 100 gr kokainë.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Baze: Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit!

Nga Mero BazeTë gjitha arsyetimet e Agron Shehajt për...

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...