“O Zhak mos i hy Mozës në hak”, kushëriri i Mimoza Ahmetit komenton përplasjen në “Ferma VIP”

Publikuar me datë:

Kushëriri i poetes dhe konkurrentes së “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka komentuar së fundmi rrugëtimin e saj në reality show, duke u ndalur edhe te përplasja e bujshme me Zhaklin Lekatari gjatë spektaklit të fundit.

I ftuar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, Krenar Ahmeti foli me superlativa për Mozën, duke e cilësuar si një personazh me inteligjencë të lartë emocionale dhe me shumë dimensione njerëzore.

“Gjithë fisi e ka pasur dhe e ka pikë të dobët Mozën. Mimoza…e patë çfarë avioni u aterua në Prishtinë para disa ditësh? Antonov…është avioni më i madh në botë. Për mua e tillë është Moza. Më vjen keq që ajo ka ndezur vetëm një motor. Nuk është aktivizuar”, u shpreh ai me nota humori.

Sipas tij, poetja po e përjeton “Ferma VIP” si një eksperiment social dhe ka aftësinë të kuptojë shumë mirë sjelljet njerëzore.

“Ajo është shumë njerëzore, në çdolloj dimensioni. Mimoza e njeh psiko-sociologjinë, edhe nga përvoja e jetës. E di shumë mirë që aty është një eksperiment social”, tha Krenari.

Ai komentoi edhe debatet e fundit mes Mozës dhe Zhakut, duke lëshuar një deklaratë që mori vëmendje në studio.

“Për përplasjen me Zhakun do thoja vetëm kaq, o Zhak mos i hy Mozës në hak se Moza të merr zhag”, u shpreh ai.

Në fund, Krenar Ahmeti foli edhe për anën familjare të Mimoza Ahmetit, duke e cilësuar si një nënë “gjigante”, shumë të dashur dhe tejet protektive me fëmijët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...