Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas kërcënimit me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa.
Në nisje të mbledhjes së parë të Komisionit të Shëndetësisë për sesionin e ri parlamentar, Spahia tha se e dënon ashpër këtë ngjarje, por edhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të medias.
Spahia theksoi rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve dhe të lirisë së tyre për të ushtruar profesionin, pa kërcënime apo presione.

