Një nga komeditë më të njohura të humorit shkodran, “Këshilli i Ndrikullave”, pritet të rikthehet së shpejti në skenën e Teatrit “Migjeni”, këtë herë përmes një përshtatjeje moderne.
Aktori i njohur i humorit shkodran, Sandër Ruçi, po merret me përgatitjen e shfaqjes. Gjatë një konference për mediat të zhvilluar në ambientet e Teatrit “Migjeni”, ai prezantoi disa prej detajeve të projektit të ri.
Ruçi synon të ruajë karakterin dhe humorin që e kanë bërë këtë vepër të dashur për publikun shkodran, duke e përshtatur njëkohësisht me realitetin dhe shijet e spektatorit të sotëm.
Rikthimi i “Këshillit të Ndrikullave” pritet të sjellë në skenë një ndër veprat që kanë shënuar historinë e humorit shkodran, tashmë në një formë të re.

