Një vit nga masakra e Shkodrës/ Dosja shkon në gjykatë pa porositësin e atentatit

Publikuar me datë:

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet për masakrën e ndodhur një vit më parë me dy viktima dhe dy të plagosur.

Më 8 shtator të 2025, Ragip Gila, i armatosur dhe i maskuar shkoi në qendër të Shkodrës duke qëlluar në drejtim të Erogen Vaso.

Nga kjo ngjarje mbetën të vrarë shtetasit Liridon Kraja dhe Armando Pali ndërsa u plagos objektivi Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

Pas kësaj masakre policia e Shkodrës arrestoi shtetasin Ragip Gila në shtratin e lumit Kir në tentativë për t’u arratisur.

Një vit pas kësaj ngjarje të rëndë prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe pritet ta dërgojë dosjen në gjykatë.

Në dosjen e prokurorisë sipas burimeve të North Press nuk është celulari i autorit të dyshuar brenda asaj dosje për të zbuluar se kush është porositësi i masakrës të një viti më parë.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është se kush e zhduku celularin e autorit pas arrestimit të tij dhe përse u zhduk celulari përmes të cilit mund të zbulohet porositësi i kësaj ngjarje.

Në dosjen e prokurorisë sipas të njëjtave burime mungon se kush e ka dërguar autorin Ragip Gila nga kafe “Nuri” në mëngjes, deri tek motori me të cilin lëvizi për të kryer vrasjen.

Po ashtu deri më tani rezulton se është pyetur vetëm njëri nga vëllezërit e shtetasit Ragip Gila. Vëllai tjetër nuk është pyetur duke ngritur dyshime se nuk është marrë në pyetje për faktin se ai punonte në biznesin e porositësit.

Ka dyshime të forta se hetimet janë të cunguara dhe të mangta duke mos bërë një hetim të plotë dhe profesional.

Këtë ngjarje të rëndë e ka hetuar prokuroria e Shkodrës në një kohë që dosja përmban të gjitha elementet që të jetë pjesë e hetimeve të SPAK.

Përse SPAK nuk e ka marrë në hetim këtë dosje? Në raste të tjera SPAK dënon shtetas të ndryshëm për veprën penale “sigurim kushtesh për vrasje” vetëm me dy sms të gjetura në Sky ECC.

Një ditë pas vrasjes, policia e Shkodrës gjeti në një banesë një makinë me targa të vjedhura, gjithë atë armatim, maska, doreza dhe një dron si dhe shpalli në kërkim dy shtetas të dyshuar se mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Në dosjen e prokurorisë është i përcaktuar vendi nga ku është ngritur droni dhe të gjitha vendet se ku ka lëvizur droni duke vëzhguar të gjitha banesat e fisit Bajri dhe bizneset e tyre.

Ky monitorim i pandërprerë me dron ka zgjatur për rreth një vit.

Duke qenë se në dosjen e prokurorisë është i evidentuar vendi nga ku ngritet droni dhe deri ku shkon duke vëzhguar banesa dhe biznese, a përbën vepër penale “sigurim kushtesh për vrasje”?

Në dosje ka emra konkret se nga cila banesë është ngritur droni dhe madje janë identifikuar edhe kodet e ID të dronit dhe emrat e përdoruesve.

Pavarësisht të gjithë këtyre provave, edhe pas një viti, SPAK nuk e merr këtë dosje nga prokuroria e Shkodrës, ku përmenden shumë emra, ku kemi një makinë të vjedhur, gjithë atë armatim dhe një dron që ka vëzhguar një fis të tërë dhe minimumi nuk kemi veprën penale “sigurim të kushtesh për vrasje” dhe në anën tjetër SPAK dënon shtetas vetëm me dy SMS në Sky Ecc pa patur asnjë provë.

Autori i dyshuar Ragip Gila vijon që të jetë në burg në Tiranë në pritje të zhvillimit të gjyqit. Gila nuk ka dhënë asnjë dëshmi. Deklarimi i tij i vetëm është se objektiv ka patur vrasjen e Erogen Vaso i cili arriti të shpëtojë duke mbetur i plagosur.

Ky i fundit ndodhej në lokal bashkë me dy të njohur të cilët humbën jetën, shtetasit Liridon Kraja dhe Armando Pali ndërsa mbeti e plagosur rastësisht kamarierja Meri Kaceri.

Një vit pas masakrës, autorësia e drejtpërdrejtë e sulmit është pjesë e hetimit të përfunduar nga Prokuroria e Shkodrës, por pyetja kryesore që mbetet ende pa një përgjigje është se kush qëndron pas atentatit dhe kush e ka porositur atë?

Dhe mbi të gjitha përse nuk janë hetuar deri në fund të gjitha provat dhe personat që mund të çojnë te porositësi i kësaj masakre si dhe përse SPAK nuk e merr këtë dosje?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

PS propozon Evis Kushin si nënkryetare të Kuvendit

Partia Socialiste ka propozuar Evis Kushin për postin e...

Tensione para Ministrisë së Brendshme, shoqërohen dy protestues. Momenti kur policia i merr dhe…

Gjatë një proteste pranë Kuvendit, janë regjistruar momente tensioni...

BBC: Shqipëria po tërheq turistë jo vetëm për detin, por edhe për turizmin dentar

Të huaj nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe...