Nga uji me piper te maskat kundra gaz, protesta në Zvërnec hyn në një fazë të re?

Publikuar me datë:

Pas përplasjes me protestuesit, policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me piper për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin e situatës.

Ndërkohë, në terren sipas videos që disponon Boldnews është vënë re një zhvillim i ri: efektivët e policisë janë pajisur me maska kundragaz dhe mjete mbrojtëse shtesë, çka sinjalizon përgatitje për një skenar me përplasje më të forta.

Në pamjet e siguruara, disa efektivë shihen duke mbajtur me vete maska kundragaz, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar masat e sigurisë pas tentativës së protestuesve për të depërtuar përtej perimetrit të vendosur nga policia.

Protesta, e cila nisi si kundërshtim ndaj projektit turistik në Zvërnec, u shoqërua me tensione të vazhdueshme mes qytetarëve dhe policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasja e Martin Canit, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Është shtyrë marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, i...

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...