Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane

Publikuar me datë:

Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës kanë paralajmëruar protesta dhe tubime sensibilizuese në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e zonës së Nartës dhe Zvërnecit.

Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se protestat do të mbahen në Londër, Madrid, Vjenë, Stockholm dhe Hagë sipas një kalendari të caktuar.

Aktivistët dhe protestuesit janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë projekti në një prej zonave më të rëndësishme natyrore të vendit. Ndërsa akuzojnë qeverinë se fsheh të vërtetën për Zvërnecin.

Protestuesit kërkojnë transparencë mbi planet e zhvillimit në zonë, ndërsa theksojnë rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit të Lagunës së Nartës, e njohur për biodiversitetin dhe praninë e flamingove.

Mobilizimi i diasporës vjen në një kohë kur protestat kundër projektit po vijojnë prej disa ditësh në Tiranë por edhe qytete të tjera të vendit, si në Durrës e Vlorë, sikundër ndodhi një ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]