Nga grekët te iranianët, Rama gjen “armikun” e radhës për organizimin e protestave të qytetarëve shqiptarë

Publikuar me datë:

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se pas protestave dhe debatit publik për projektin në Zvërnec fshihen iranianët dhe një “luftë hibride”, është varianti më i ri i tij për të përshkruar arsyen e protestës së qytetarëve.

Sa herë këta të fundit ngrejnë zërin, kërkohet një armik i jashtëm. Dje ishin grekët. Herë të tjera “armiqtë” e Shqipërisë. Sot janë iranianët. Nesër mund të jetë një tjetër fuqi e huaj.

Po pse? Shqiptarët a s’mund të protestojnë për problemet e tyre pa ndikimin e dikujt tjetër?

Në shesh nuk po dalin iranianë. Nuk po dalin grekë. Nuk po dalin agjentë të huaj. Po dalin qytetarë shqiptarë që kanë shqetësime reale për mënyrën se si merren vendimet publike, për mungesën e transparencës, për korrupsionin, për raportin gjithnjë e më të pabarabartë mes pushtetit dhe interesit publik, si dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Nëse pushteti iu përgjigjet kritikave me teori për komplot të jashtëm, duket se ka humbur kontaktin me realitetin e qytetarëve të vet.

Demokracia nuk dobësohet nga protestat, por kur pushteti i sheh protestuesit si instrumente të një armiku të jashtëm. Historia ka treguar se kjo është gjithmonë rruga më e lehtë për pushtetin, por jo e duhura për vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...