“Nëse bie zjarr, do piqen të gjallë”/ Erion Braçe denoncon rrugët e bllokuara në kryeqytet

Publikuar me datë:

Socialisti Erion Braçe ka shprehur me anë të një videoje në Facebook shqetësimin e tij për një lagje në Tiranë, ku rrugët e ngushta dhe të bllokuara nga makina të dala jashtë funksionit nuk lejojnë që nëse bie zjarr aty të kalojë një zjarrfikëse.

“Jam këtu tek “Libri Universitar”, këto janë lagjet kurth të qendrës së Tiranës. Nëse larg qoftë bie zjarr, zjarrfikësja nuk hyn dot në asnjë anë, as nga këtej ku hyra unë. Këto makinat e braktisura prapë. As nga kjo anë tjetër këtej, që me thënë të drejtën nuk ke rrugë sepse bllokohet, është aq e ngushtë sa nuk hyn dot asgjëkundi.

Domethënë, gjëja më e rëndësishme në këtë rast është të lutemi që të mos bjerë zjarr. Njerëzit e pallatit të bëjnë kujdes. Urdhëro, nuk ke ku hyn, pastër është, por për zjarrin është tmerr. Do piqen të gjallë kështu siç janë bllokuar hapësirat dhe rrugët. Duhet të vijë dikush t’i heqë këto makina që janë për në varreza”, u shpreh socialisti Erion Braçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...