Koçiu flet për alarmin për bombë: Çmenduri e mirëfilltë kriminale! S’ka asnjë të përbashkët me lirinë e vërtetë

Publikuar me datë:

Në një reagim pas alarmit të rremë për bombë që u dha mëngjesin e sotëm në një shkollë të Tiranës, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu theksoi ashpërsinë e ngjarjes. Ajo deklaroi se kjo situatë nuk mund të quhet një shaka e rëndë, as një provë cinike për reagimin e Policisë së Shtetit, por është një akt kriminal dhe i çmendur në thelb.

Sipas Koçiut, sjellje të tilla shpesh justifikohen nën petkun e një “lirie” të pakufizuar, por, siç nënvizoi ajo, nuk kanë lidhje me lirinë e mirëfilltë.

“Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.
Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndërron jetë në moshën 107-vjeçare i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit në Izrael

Yehuda Aharon Vidafsky, i njohur si personi më jetëgjatë...

Pagat e gjyqtarëve rriten me vetëm 0.02%/ Ja si ndryshon koeficienti

Projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve...