Nepal/ Përmbytjet katastrofike, të paktën 95 viktima dhe qindra të zhdukur

Publikuar me datë:

Të paktën 95 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Nepalin, ndërsa qindra të tjerë figurojnë të zhdukur, raportoi e përditshmja The Kathmandu Post.

Zyra e Kryeministrit të Nepalit bëri të ditur se trupat e viktimave janë nxjerrë nga shtatë rajone të ndryshme të prekura nga fatkeqësia, ndërkohë që vazhdon procesi i identifikimit të tyre.

Përmbytjet kanë goditur rëndë forcat e sigurisë: 85 pjesëtarë të tyre raportohen të humbur, përfshirë 44 ushtarë të Ushtrisë Nepaleze, 28 efektivë të Policisë së Nepalit dhe 13 anëtarë të Forcës së Armatosur Policore. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara në terren për t’i gjetur.

Ndërkohë, autoritetet deklarojnë se ka humbur ndërlidhja me 60 punonjës që punonin në projekte hidroenergjetike në zonat e prekura. Përmbytjet kanë bllokuar gjithashtu 391 turistë të huaj dhe 93 turistë vendas, me të cilët nuk ka mundësi kontakti aktualisht.

Dëmet në infrastrukturë janë të mëdha. Janë shkatërruar 19 ura për automjete si dhe rreth 40 kilometra rrugë kryesore, duke e bërë tepër të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit në zonat më të izoluara për shkak të ndërprerjes së komunikimeve dhe bllokimit të rrugëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related