Neomalësorja takohet me eurodeputeten Emma Fourreau për protestën: “Mjedisi s’njeh parti, natyra ose mbrohet ose…”

Publikuar me datë:

Marjana Koçeku, e cila është larguar nga Partia Socialiste, ka takuar eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila ka mbërritur në Tiranë për të mbështetur protestën.

Koçeku tha se gjatë takimit kanë diskutuar për çështjet mjedisore dhe rëndësinë e angazhimit qytetar e politik në mbrojtje të natyrës.

Ajo theksoi se mbrojtja e natyrës nuk duhet të shihet si pengesë për zhvillimin, por si një tregues i përgjegjësisë së institucioneve ndaj qytetarëve dhe standardeve europiane.

Postimi i plotë:
Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën.
Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës.
Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet.
Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Orikum/ Përplasen dy makina, pasoja në…

Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve u shënua...

Ja kush është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi

Publikohet fotografia e Gentian Çipit, shqiptarit që u arratis...