Ndryshime në Policinë e Tiranës, Oliger Torba merr drejtimin e uniformave blu në kryeqytet

Oliger Torba është emëruar në krye të Policisë së Tiranës, në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Torba kishte marrë detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës në prill të këtij viti. Më herët, ai ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Fierit.

Kalimi në drejtimin e Policisë së kryeqytetit vjen pas një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese të uniformave blu.

Lëvizje të ngjashme janë bërë edhe në disa qarqe të tjera, përfshirë Beratin, Korçën dhe Elbasanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe