PD: Rama kërcënoi Veliajn në qeli përmes Toni Gogut, kërkohet hetim urgjent: Jeta e tij në burgun e Fierit është në rrezik

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të letrës së Erion Veliajt nga burgu, ku ky i fundit pretendon se kryeministri Edi Rama i ka dërguar në qeli ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, për t’i kërkuar dorëzimin e Bashkisë së Tiranës, në të kundërt do të përballej me një dënim prej 100 vitesh burg.

Në deklaratën e saj, PD i cilëson këto pretendime si kërcënime mafioze dhe akuzon Ramën se po vepron si drejtues i një organizate kriminale.

Demokratët shprehen se jeta e Veliajt në burgun e Fierit është në rrezik serioz dhe pretendojnë se SPAK po përdoret si instrument shantazhi në përplasjet brenda mazhorancës.

Partia Demokratike dënon atë që e cilëson kërcënim ndaj Veliajt në qeli dhe kërkon hetim urgjent për Edi Ramën, Toni Gogun dhe Arbër Hajdarin, lidhur me pretendimet për presion dhe përpjekjet për marrjen e drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe