Arbër Hajdari ka reaguar pas publikimit të letrës së Erion Veliajt nga burgu, ku ky i fundit ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Hajdari shprehet se ka marrë shumë mesazhe lidhur me këtë çështje, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me historinë penale-politike mes tyre.
“Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!”, shkruan Hajdari.
Ai shton se fundjavat i kalon mes njerëzve në nevojë, ndërsa ironizon përplasjet politike, duke u shprehur se nuk dëshiron të përfshihet në debatet mes politikanëve.
“Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, përfundon reagimin e tij.


