Kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ka bërë thirrje për kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve.
Ai u kërkon qytetarëve të mos ndezin zjarre në pyje dhe zona me bimësi, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta.
Ndou thekson se një veprim i pakujdesshëm mund të përhapë flakët dhe të shkaktojë dëme të mëdha në natyrë.
Ai apelon për përgjegjshmëri nga të gjithë, duke kërkuar që çdo rast zjarri apo rreziku të raportohet menjëherë.
“Një pakujdesi e vogël mund të kthehet në tragjedi”, shprehet Ndou.

