Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Publikuar me datë:

Në intervistën për ‘Çim Peka Live’ ish zv/kryeministri ka hedhur akuza të forta ndaj ish-drejtuesve të SPAK, Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

Sipas Ahmetajt Dumani dhe Kraja kanë grisur urdhërarrestin për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin.

Ish zv/kryeministri ka ngritur edhe disa pyetje: Pse s’e marrin, ish-drejtoreshën e Kadastrës?. Ahmetaj shprehet se janë deformuar dhe grabitur prona.

Arben Ahmetaj: Pse s’e marrin, ish-drejtoreshën e Kadastrës? E dini ti që janë të deformuar, prona, janë grabitur prona. Pse s’e marrin?

E pse Benet Becin, e që është një detyrë, duhet të kishte një parim. Parimi ishte, iki nga detyra. Pse ia grisi Ben Kraja dhe Altin Dumani urdhrin e arrestit?

Pjesë nga intervista në Syri TV:

Pse normalisht, dhe shumë mirë, Plarent Ndreca është gjykuar në liri? Pse Ilir Meta është hequr zvarrë? Pse Erion Veliajn e morën zvarrë nga zyra? Pse solle urdhër-arresti për dy muaj, deputet isha unë?

Vazhdon gjakderdhja financiare, dhe ti s’i prek. Kujt ia tregon ti mo? Ore, shqiptarët s’janë naivë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related