Tiranë/ Akuzohet për shitje droge, arrestohet 27-vjeçari

Publikuar me datë:

Një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike është goditur në Tiranë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Një 27-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacioneve për ndalimin dhe kapjen e personave të përfshirë në krime që lidhen me drogën. I ndaluari, J. C., 27 vjeç, është banor i Paskuqanit.

I riu u kap në rrugën “Jordan Misja”, në momentin që ndodhej brenda një automjeti të parkuar. Dyshohet se ai po përgatiste doza të lëndëve narkotike për t’i shpërndarë më pas në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Policia bën me dije se 27-vjeçari, sapo ka vënë re patrullën “Shqiponja”, ka tentuar të largohet me vrap, por është arritur të ndalohet nga forcat e rendit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe automjetit, shërbimet policore sekuestruan sasi të dyshuara të kokainës dhe Cannabis Sativa, një përzierje Crack, si dhe municion luftarak. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related