Bregica, në brigjet e Bunës, është përfshirë nga atmosfera festive gjatë zhvillimit të “Dajçi Fest”, një aktivitet që solli muzikë, argëtim dhe elementë të traditës së zonës.
Të pranishmit shijuan një mbrëmje ndryshe pranë lumit, ndërsa për fëmijët u organizuan lojëra dhe aktivitete argëtuese.
Eventi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të promovuar mikpritjen e banorëve të Dajçit dhe pasuritë natyrore të zonës, e cila po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga vizitorët.
Përmes “Dajçi Fest”, organizatorët synojnë të sjellin në vëmendje traditat, kulturën dhe potencialin turistik të kësaj treve, duke krijuar një aktivitet që ndërthur argëtimin me promovimin e zonës.

