Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Publikuar me datë:

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar çastin e ngritjes së flamurit të Kosovës në stadiumin e Tarantos, si dhe pranimin e tij nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Me këtë ngjarje, Kosova do të jetë në qendër të vëmendjes së Lojërave Mesdhetare gjatë katër viteve të ardhshme.

Në një postim, Përparim Rama e ka cilësuar marrjen e flamurit si një moment të paharrueshëm për Kosovën, e cila në vitin 2030 do të presë Lojërat Mesdhetare.

“Një flamur që sjell me vete një ëndërr të madhe. Një ëndërr që dikur dukej e pamundur, e që sot po bëhet realitet para syve tanë”, ka shkruar Rama.

Rama tha gjithashtu se përmes këtij organizimi, Prishtina do të hapë dyert për sportistët dhe mysafirët nga rajoni i Mesdheut.

“Kosova po ia hap dyert Mesdheut. Prishtina do ta mirëpresë botën”, ka shkruar Rama, duke e përshkruar këtë si një hap të madh drejt realizimit të ëndrrave të mëdha për vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related