Zjarret/ 8 vatra aktive, situata më problematike në Lezhë

Publikuar me datë:

Tiranë, 3 shtator 2026 – Menaxhimi i situatës së zjarreve në Shqipëri vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa strukturat lokale dhe qendrore janë të angazhuara në terren për të shuar vatrat aktive dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 20:00 janë regjistruar 27 vatra zjarri, prej të cilave 17 janë fikur plotësisht, 2 qëndrojnë nën mbikëqyrje, ndërsa 8 ende digjen.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 265 forca operacionale dhe 38 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 170 ushtarakë dhe 3 mjete zjarrfikëse shtesë, ndërkohë që helikopterët e Forcës Ajrore kanë kryer katër operacione ajrore për shuarjen e flakëve.

Fokusi kryesor i autoriteteve është në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, me situatën më të rëndë të raportuar në qarkun e Lezhës.

Në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, përhapja e zjarrit ka detyruar evakuimin e banorëve. Për menaxhimin e emergjencës në këtë zonë janë angazhuar dy helikopterë të Forcës Ajrore, 50 forca ushtarake, tre mjete zjarrfikëse si dhe ekipet vendore.

Ndërkohë, situata në Mnelë të Vogël, në Vau të Dejës, është përmirësuar, pasi intensiteti i zjarrit ka rënë dhe rreziku për zonat e banuara është eliminuar. Ekipet vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve.

Në qarkun e Dibrës operacionet për shuarjen e zjarreve zhvillohen në Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë–Lis, me përfshirjen e forcave tokësore dhe ndihmën e ajrit në zonën e Matit. Sipas raporteve, për këto vatra nuk ka rrezik për komunitetin lokal.

Edhe në Dajt, pas rindezjes së një vatre zjarri, janë angazhuar 60 forca. Autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka rrezik për banorët në këtë zonë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vazhdon me monitorimin e vazhdueshëm të situatës në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Autoritetet deklarojnë se forcat operacionale janë të pranishme dhe në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme, duke vendosur prioritet në ruajtjen e jetës, banesave dhe pronës së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

A do e mbroje Britaninë, Trump: Londra nuk na mbështeti në operacionet kundër Iranit

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka evituar të japë një...

OKB: El Ninjo mund të jetë më i fuqishmi në dekada

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për klimën paralajmëroi të...

Estoni/ Ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen pas skandalit të municioneve në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur, njoftoi dorëheqjen...

Sulo: Incidenti në Vlorë është konflikt pronësie, shkaktar është shteti

Gazetari Arjon Sulo ka komentuar ngjarjen e rëndë të...