Moti i keq godet Pukën, dëme në disa lagje të qytetit! Era rrëzon pemë dhe dëmton çatinë e spitalit (pamje)

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa lagje të qytetit të Pukës.

Si pasojë e motit të përkeqësuar, janë dëmtuar disa rrugë dhe janë rrëzuar pemë, ndërsa dëme ka pësuar edhe çatia e Spitalit të Pukës.

Ndërkohë, strukturat përgjegjëse ndodhen në terren për të vlerësuar situatën, evidentuar dëmet dhe ndërhyrë për rikthimin e normalitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe