“Mos më trajto si ushtar tëndin”/ Përplasje mes efektivit dhe eprorit, polici kundërshton urdhrat: Për kokë të fëmijëve, me mua do ta pësosh

Publikuar me datë:

Gjatë protestës së sotme ka ndodhur një incident.

Dy efektivë policie kanë hyrë në një përplasje të fortë verbale me njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre, i cili duket të jetë epror, i drejtohet kolegut të tij: “Mirë ik shoqëroji dhe nëpër shtëpi. Ne po punojmë këtu vëllai”.

Polici tjetër, që sipas pamjeve refuzon të zbatojë urdhrin, i përgjigjet: “O vëllai mos më fol mua herë tjetër ashtu se fole gabim. Më fole shumë keq. Më erdhi gjynah”.

Eprori vijon me një ton të ashpër: “Të erdhi gjynah ty, ik e shoqëroji nëpër shtëpi”.

Ndërkohë, efektivi replikon sërish: “Mos na bëj gjeneral brigade, po ik andej”.

Sherri verbal mes dy policëve zhvillohet me zë të lartë dhe dëgjohet qartë edhe nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Berisha kundër rritjes së taksave: Rama po çon drejt falimentimit mijëra biznese, rrezikohen qindra mijëra vende pune!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për rritje të barrës fiskale që u kanoset bizneseve shqiptare. Sipas tij, këto ndryshime pritet të çojnë në falimentimin e shumë kompanive dhe humbjen e vendeve të punës. Gjatë një deklarate me video të shpërndarë nga […]

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...