Dhuna ndaj të rinjve në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk respekton as objektet e kultit, terrori nuk do ta mposhtë rininë

Publikuar me datë:

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj studentëve dhe të rinjve që u futën në Kishën Ortodokse të Tiranës teksa kërkonin të shmangnin përplasjet me efektivët.

Duke folur nga ambientet e kishës, Shehaj deklaroi se policia nuk i kurseu as protestuesit që u strehuan në objektin fetar, duke i akuzuar efektivët për veprime të ashpra ndaj të rinjve.

“Protestuesit kërkuan të shmangnin dhunën, t’i shpëtonin dhunës së policisë duke hyrë këtu, në Kishë. Policia nuk pyeti. Dhe këtu brenda kishës i dhunoi. Dhunoi protestuesit. Dhunoi studentët.”

Sipas Shehajt, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij nuk respektojnë as vendet e shenjta, ndërsa theksoi se dhuna ndaj studentëve është një përpjekje për të frenuar protestat dhe për të mbajtur kryeministrin në pushtet me çdo çmim.

Shehaj gjithashtu paralajmëroi se të gjithë ata që kanë qenë përgjegjës për dhunën ndaj protestuesve do të përballen me drejtësinë, duke nënvizuar se as të rinjtë që kërkuan mbrojtje brenda kishës nuk janë kursyer.

“Këta nuk njohin as kishë as xhami. Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të qëndruar në pushtet, vetëm për të shpëtuar Edi Ramën. Do të mbajnë përgjegjësi një ditë. Nuk ka asnjë diskutim, për çdo dhunim, për çdo protestues, për çdo student, për çdo të ri që kanë dhunuar në mënyrë barbare, edhe brenda një kishe.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related