Mini-Maratona e Shkodrës, të dielën bllokohen disa rrugë për 3 orë

Publikuar me datë:

Qyteti i Shkodrës do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të dielën, më 4 tetor, për shkak të zhvillimit të Mini Maratonës 2026.

Sipas njoftimit të Bashkisë Shkodër, masat do të jenë në fuqi nga ora 09:00 deri në 12:00, përgjatë itinerarit të garës. Kufizimet do të përfshijnë sheshin para Bashkisë, rrugën “13 Dhjetori”, bulevardet “Zogu I” dhe “Mehmet Pashë Plaku”, si dhe rrugët “Gjuhadol” e “Qemal Draçini”.

Bllokimet do të prekin edhe rrugët dytësore që lidhen me këto segmente.

Bashkia u bën apel qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve të planifikojnë lëvizjet paraprakisht, të zgjedhin rrugë alternative dhe të mos parkojnë përgjatë itinerarit të aktivitetit.

Gjatë zhvillimit të garës, punonjës të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit do të jenë në terren për menaxhimin e trafikut. Qarkullimi do të normalizohet pas përfundimit të aktivitetit dhe lirimit t
ë rrugëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related