Shkodër/ Krasiten për herë të parë rreth 1 mijë drurë tespi përgjatë Unazës së Vogël

Publikuar me datë:

Rreth 1 mijë drurë tespi përgjatë Unazës së Vogël të Shkodrës po i nënshtrohen krasitjes së kurorave, pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e zonës.

Pemët, të cilat prej vitesh janë pjesë e gjelbërimit të këtij aksi, kanë krijuar kurora të dendura. Në disa pjesë të rrugës, degët pengojnë ndriçimin publik, ndërsa në zona të tjera janë afruar pranë banesave.

Ndërhyrja synon të përmirësojë sigurinë për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve, duke shmangur rrezikun që mund të shkaktojnë degët e rënda ose të dëmtuara, veçanërisht gjatë erërave të forta dhe motit të keq.

Sipas Bashkisë Shkodër, kjo është faza e parë e punimeve, e cila po zhvillohet në përgjigje të kërkesave të vazhdueshme të komu
nitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related