Një zjarr ka përfshirë një zonë me bimësi në fshatin Piraj të Lezhës, duke vënë në rrezik banesat dhe kishën e komunitetit. Forca e erës ka ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat nisën rreth orës 15:00, në rrethana ende të paqarta. Zjarri u shtri me shpejtësi në një sipërfaqe me bimësi të thatë, duke favorizuar zgjerimin e vatres.
Menjëherë pas shpërthimit të flakëve, në terren mbërritën forcat zjarrfikëse së bashku me struktura të tjera, të cilat vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, situata po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm, pasi era vazhdon të përbëjë një rrezik për përhapjen e mëtejshme të flakëve.

