Mbledhja me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Publikuar me datë:

Edi Rama ka përcjellë një sërë porosish për drejtuesit politikë të qarqeve dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së zhvilluar në Pogradec.

Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe “Dokumenti Besa” dhe “Prania Besnike”. Rama u ka kërkuar drejtuesve që t’i lexojnë me kujdes këto dokumente dhe t’ua përcjellin edhe kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të PS-së në degët lokale.

Rama ka kërkuar gjithashtu një prani më të madhe të drejtuesve politikë në komunitete, duke i nxitur ata të jenë më pranë qytetarëve dhe problematikave të tyre.

Një pjesë e diskutimit i është kushtuar reformës territoriale. Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë të analizojnë arsyet pse në disa bashki të drejtuara nga socialistët ka pasur pakënaqësi dhe reagime negative.

Në mbledhje është diskutuar edhe roli i kryetarëve të komisioneve parlamentare. Rama u ka kërkuar atyre të jenë më aktivë në komunikimin publik, veçanërisht sa i përket ligjeve të reja dhe ndryshimeve që po ndërmerren.

Një tjetër mesazh ka qenë ai për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Kryeministri u ka kërkuar strukturave socialiste që përgatitjet për zgjedhjet e pranverës së ardhshme të nisin që tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Horoskopi për ditën e sotme, 4 shtator 2026, njihuni me shenjat më me fat

Dashi Humori juaj duhet të jetë i mirë sot, megjithëse...

Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar çastin e ngritjes...

A do e mbroje Britaninë, Trump: Londra nuk na mbështeti në operacionet kundër Iranit

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka evituar të japë një...

OKB: El Ninjo mund të jetë më i fuqishmi në dekada

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për klimën paralajmëroi të...