Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë ministrat dhe drejtuesit politikë në ambientet e Vilës së Kuqe në Sauk për një takim pune.
Gjatë mbledhjes, drejtuesit politikë kanë paraqitur një kalendar të hollësishëm për aksionin “Ora e Pranisë Besnike”, i cili konsiston në organizimin e takimeve të shumta në terren me qytetarët.
Takimet do të nisin që këtë fundjavë, me deputetët dhe zëvendësministrat që do të shkojnë pranë komuniteteve për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet dhe kërkesat e banorëve.
Kjo mbledhje në Sauk vjen përpara një tjetër takimi të parashikuar për nesër në Pallatin e Brigadave, ku kryeministri do të mblidhë grupin e plotë parlamentar dhe të gjithë kabinetin qeveritar.

