Përroi i Glines merr dritën jeshile për rehabilitim

Publikuar me datë:

Pas shqetësimeve të përsëritura të ngritura nga Bashkia Vau Dejës për situatën problematike të përroit të Glines, Ministria e Bujqësisë ka miratuar projektin për rehabilitimin e tij.

Për vite me radhë, përroi ka shkaktuar përmbytje dhe dëme në tokat bujqësore, duke përbërë një shqetësim të vazhdueshëm për banorët dhe familjet e zonës.

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, e ka cilësuar miratimin e projektit një hap konkret drejt zgjidhjes së një problematike të hershme, duke vlerësuar bashkëpunimin me institucionet qendrore.

“Fjalët kanë vlerë kur kthehen në punë”, shprehet Shkreli, teksa e konsideron rehabilitimin e përroit një investim të shumëpritur për komunitetin.

Përroi i Glines tashmë hyn në fazën e konkretizimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related