Blendi Sulaj u shkarkua nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë nga Erion Veliaj.
Shkarkimi i tij vjen pak ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Sulaj nenvizon se tashmë do t’i përkushtohet sfidës elektorale në mbështetje te PS dhe kandidatës Ogerta Manastirliu.
Te nderuar miq
Prej nje viti kam mbajtur postin e n/kr per kontrollin e territorit ne bashkine e Tiranes . Dua te ndaj me ju vleresimin maksimal per N/kryetaret drejtoret e drejtorive ,shefat e sektorit dhe cdo punonjes te thjeshte te bashkise se Tiranes. Jane njerez qe punojne me shpirt cdo dite per ti sherbyer qytetareve dhe shpesh jo ne kushte normale pune.
Dua te falenderoj kryeministrin Rama per besimin dhe mbeshtetjen qe me dha gjate kesaj kohe ku udhehoqem lirimin e hapesirave publike dhe prishjen e ndertimeve pa leje.
Me padurim dhe plote me energji do te perkushtohem ne sfiden elektorale ne mbeshtetje te PS dhe kandidates Ogerta Manastirliu.
Tirana e bukura e shqiptareve per te cilen do punojme te gjithe.
Faleminderit!

