Marjana Koçeku në homazhet për martirët Fet Sadiku dhe Ukë Çuni: “Shën Mëhilli i përgjakun” mbetet në kujtesën e Nikaj-Mërturit

Publikuar me datë:

Marjana Koçeku ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të Fet Sadikut dhe Ukë Çunit, dy martirëve të rezistencës antikomuniste në trevën e Nikaj-Mërturit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku kujton pushkatimin e tyre nga regjimi komunist në ditën e Shën Mëhillit, datë e cila, sipas saj, ka mbetur në kujtesën e banorëve të zonës si “Shën Mëhilli i përgjakun”.

Ajo vlerëson kontributin e Nikaj-Mërturit në historinë dhe kulturën shqiptare, duke theksuar sakrificat e kësaj treve ndër breza dhe duke iu referuar edhe shkrimeve të At Zef Pllumit për këtë zonë.

“Ishte nder për mue me marrë pjesë e me qenë sot mes komunitetit të Nikaj-Mërturit”, shkruan Koçeku, ndërsa falënderon Gjelosh Prognin për organizimin e ceremonisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related