Protesta të forta kanë shpërthyer gjatë natës në burgun e Pizës, në Itali, pasi disa të burgosur kanë pretenduar se kanë gjetur pajisje përgjimi në qelitë e tyre.
Sipas raportimeve, rreth 50 të burgosur të seksionit 2 të burgut janë përfshirë në protestë.
Mes tyre ndodhen edhe të burgosur shqiptarë. Familjarët e njërit prej tyre kanë treguar se kanë përjetuar momente ankthi pas telefonatave të ardhura nga burgu.
“Na telefonuan nga burgu për ndihmë. Kishin frikë”, ka deklaruar vëllai i njërit prej shqiptarëve të burgosur.
Situata ka shkaktuar shqetësim të madh te familjarët, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se çfarë pajisjesh janë gjetur në qeli dhe nga kush janë vendosur ato.

