Mjeku i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç, Valer Kolnikaj, ka lënë detyrën pas disa vitesh në shërbim të këtij institucioni.
Kolnikaj, i cili ushtronte funksionin e mjekut të përgjithshëm, ka paraqitur dorëheqjen disa ditë më parë, pas rreth 6-7 vitesh në këtë detyrë.
Burime bëjnë me dije se largimi vjen në një periudhë kur në institucion janë shfaqur disa mosmarrëveshje lidhur me administrimin dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit shëndetësor.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto problematika kanë ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e mjekut për t’u larguar nga detyra.
Zyrtarisht, si arsye e dorëheqjes janë deklaruar motive familjare, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nëse ky ka qenë shkaku i vetëm që ka çuar Kolnikajn drejt largimit.
Gjatë periudhës së tij në detyrë, mjeku ka qenë përgjegjës për shërbimin shëndetësor ndaj rreth 700-800 të dënuarve dhe personave në paraburgim që ndodhen në institucionin e Reçit.

