Tragjedia në Shkodër/ 51-vjeçari bie nga ashensori në dyqanin e bojërave, ndërron jetë pas 3 ditësh në spital

Publikuar me datë:

Një 51 vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën aksidentalisht pak ditë më parë pasi ka rënë nga ashensori.

Viktima është shtetasi Ilir Laçevi, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Ai po punonte në një dyqan bojërash në Kryebushat në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti.

Teksa ndodhej në katin e sipërm të ndërtesës ku punonte, ka patur për të ulur me ashensor në katin e poshtëm disa kova me bojëra.

Pesha e ashensorit është deri në 500 kg por 51 vjeçari ka vendosur 1000 kg më shumë. Nga pesha e rëndë, ashensori është shkëputur.

Në atë moment, Laçevi ka kërcyer nga ashensori me idenë për të shpëtuar dhe ka mbetur në mes të shinave.

Fillimisht ka thyer këmbët dhe njërën dorë duke arritur që të mbijetojë.

Tri ditë pas qëndrimit në spital nën kujdesin e mjekëve, Laçevi mësohet se ka ndërruar jetë duke mos përballuar dëmtimet e rënda që mori nga kjo ngjarje aksidentale.

Gjatë qëndrimit në spital, 51 vjeçari sipas burimeve policore ka rrëfyer se ka vendosur 1000 kg më shumë në ashensor, gjë e cila dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë.

Policia e Shkodrës vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related