Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar me ironi pas kërkesës së SPAK për dy vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo propozon instalimin e dy peshoreve publike, një në Tiranë dhe një tjetër në pedonalen e Shkodrës.
Për të përcjellë mesazhin e saj, Koçeku sjell në vëmendje një traditë që, sipas saj, ndiqet në qytetin anglez të High Wycombe, ku kryebashkiaku peshohet publikisht pas zgjedhjes dhe një vit më vonë. Kjo praktikë përdoret në postimin e deputetes si një mënyrë ironike për të monitoruar ndryshimet në peshën e drejtuesve vendorë gjatë ushtrimit të detyrës.
Në fund të reagimit, Koçeku e përshtat këtë shembull me situatën në Shqipëri, duke lënë të kuptohet se edhe këtu do të nevojitej një kontroll i tillë për drejtuesit .
