Manhattan/ Zjarri përfshin një pallat 6-katësh, një viktimë dhe tre të plagosur

Një zjarr i fuqishëm në një ndërtesë gjashtëkatëshe në Manhattan, New York, i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë disa të plagosur.

Flakët shpërthyen në një apartament të katit të tretë në adresën 660 Riverside Drive, midis rrugëve West 143rd dhe 144th. Sipas njoftimit të Departamentit të Zjarrfikësve të New York-ut (FDNY), banesa ku nisi zjarri ishte tejet e mbushur me sende, gjë që e vështirësoi ndjeshëm ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Në orën 01:47, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, u lëshua një alarm i dytë, që çoi në mobilizimin e forcave shtesë në terren.

Gjatë aksionit të kërkim-shpëtimit, një burrë u gjet pa ndjenja nga ekipi i zjarrfikësve. Edhe pse ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë, vdekja e tij u konfirmua në vendngjarje.

Një tjetër qytetar pësoi plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në spital, ndërsa një person i tretë mori dëmtime të lehta dhe zgjodhi të mos marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, edhe dy zjarrfikës pësuan plagë të lehta gjatë operacionit dhe u transportuan për trajtim.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij zjarri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe