Mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në aksin Maqellarë-Bulqizë

Publikuar me datë:

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

38-vjeçari  u kap duke udhëtuar me një furgon në aksin rrugor Maqellarë–Bulqizë.

Gjatë kontrollit të furgonit tip “Benz”, policia gjeti 762 koli me pije freskuese pa dokumentacion shoqërues.

Hetimet u zgjeruan edhe në banesën e të dyshuarit, si dhe në një automjet tjetër tip “Volkswagen”.

Aty u zbuluan 1296 koli të tjera me pije freskuese dhe 638 kuti me produkte ushqimore, kryesisht salcë.

Ndërkohë, në pranga është shpallur edhe vëllai i tij, i dyshuar për përfshirje në të njëjtën veprimtari të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Minjtë pushtojnë Australinë Perëndimore, banorët detyrohen të braktisin shtëpitë

Civili i Morawës, një qytet në Australinë Perëndimore, po...

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

Këtë të hënë, një aksident i rëndë ka ndodhur...

Zelensky propozon takim me Putinin në samitin e G7: Moska e refuzoi sërish ftesën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të hënën se kishte...

Nis grumbullimi i qytetarëve tek sheshi Skënderbej, dita 16

Këtë të hënë, protestohet sërish kundër kryeministrit Edi Rama,...