Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve

Publikuar me datë:

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon rënien dhe preku të mërkurën një minimum të ri historik, më afër se kurrë më parë pranë pragut të 95 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.07 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi Euro-Lek ka rënë me afërsisht 1.8% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 2.9%.

Me hyrjen në stinën e verës, presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po forcohen më shumë. Kjo ishte e pritshme, për shkak të ndikimit më të rëndësishëm të prurjeve nga turizmi mbi ofertën e valutës në tregun vendas.

Blerjet e Bankës së Shqipërisë kanë ndikuar për ta mbajtur nën kontroll dhe për ta ngadalësuar tendencën e zhvlerësimit të Euros, por pa arritur ta frenojnë atë plotësisht. Në komunikimet publike lidhur me ndërhyrjet në kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka theksuar se nuk synon mbajtjen e nivele të caktuara të kursit të këmbimit, por shmangien e lëvizjeve shumë të forta të saj, në rastin konkret në kahun rënës.

Në periudhën 2024-2025, Banka e Shqipërisë bleu më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet besohet se kanë qenë të konsiderueshme edhe në pjesën e parë të vitit 2026, por vlerat e operacioneve nuk kanë qenë publike.

Perspektivat afatshkurtra të kursit duken në favor të një forcimi të mëtejshëm të Lekut, për shkak të sezonit turistik.

Nga ana tjetër, shtrenjtimi i karburanteve dhe rritja e inflacionit të importuar në muajt e fundit nuk po sjell ndonjë efekt të dukshëm në rritjen e kërkesës për valutë dhe në frenimin e rënies së kursit të Euros.

Por, rritja e inflacionit mund të ndikojë në qasjen e Bankës së Shqipërisë në lidhje me ndërhyrjet në tregun valutor. Në kushtet e një inflacioni që e ka arritur tashmë objektivin prej 3% dhe që duket të shfaqë tendenca në rritje të mëtejshme, Banka Qendrore nuk është më e justifikuar për ta frenuar forcimin e Lekut, me argumentin e kontrollit të inflacionit.

Një tërheqje e Bankës së Shqipërisë do ta linte kursin nën efektin e plotë të forcave të tregut, të cilat për momentin duken se ushtrojnë trysni në favor të një forcimi të mëtejshëm të monedhës vendase kundrejt Euros.

Forcimi i Lekut në teori do të zbuste presionet inflacioniste, të paktën në segmentin e mallrave dhe shërbimeve të importuara. Por, nga ana tjetër, Leku gjithnjë e më i fortë po gërryen përfitueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e degëve eksportuese të ekonomisë. /Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zgjohet nga koma legjenda e muzikës pas një muaji

Ka lajme pozitive lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares...

E tmerrshme! Fëmija gjen gjarpër me zile brenda një kopshti në Kaliforni

Një situatë alarmante ndodhi në një çerdhe në lagjen...