Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa nga përplasja kanë mbetur të lënduar disa prej personave që udhëtonin në to.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shkodrës, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e përplasjes.
Dyshimet e para lidhen me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Aksidenti ka shkaktuar edhe vështirësi në qarkullim në këtë segment të aksit Shkodër-Lezhë.

