Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në dalje të fshatit Brataj, në Selenicë. Sipas njoftimeve, një grua që drejtonte makinën humbi kontrollin, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse përgjatë rrugës.
Si rezultat i përplasjes, shoferja ka marrë dëmtime të lehta. Ajo u transportua menjëherë drejt spitalit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

