Sherri në Velipojë/ Arrestohet në Shkodër i riu, ishte në kërkim për “tentativë vrasje”

Publikuar me datë:

Arrestohet në Shkodër Klivis Kuçaj, i shpallur në kërkim për veprën penale “tentativë vrasje”.

Kuçaj dyshohet nga policia e Shkodrës se afro 2 muaj e gjysmë më përpara ka plagosur një person ndërsa është shpallur në kërkim për veprën penale “tentativë vrasje”.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Kuçaj u përfshi në atë sherr në Velipojë me familjen Ramazani.

Dyshohet se një natë para ngjarjes, më 7 qershor një grup të rinjsh janë përplasur duke debatuar me njëri-tjetrin ndërsa një ditë më pas ndodhi edhe dhuna ndaj Klevis Kuçaj.

Ky i fundit bashkë me disa shokë shkuan tek lokali në Velipojë dhe në atë sherr e sipër dikush ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga ai sherr Klivis Kuçaj u dhunua dhe mbeti i dëmtuar në fytyrë me plagë të konsiderueshme. Policia identifikoi edhe palën tjetër, shtetasin Agim Ramazani i cili është proceduar nga efektivët.

Pas arrestimit të Klivis Kuçaj dhe shpalljes në kërkim të palës tjetër, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur më 8 qershor në plazhin e Velipojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Herald Marku rikthehet te Vllaznia

Pas disa sezonesh larg, Herald Marku vesh sërish fanellën...

Shtohen mbeturinat në Qaf Dushk, lopët ushqehen me to

Një nga zonat më problematike te Bashkia Klos është...

Mashtrim me premtimet për studime jashtë, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq biznesmenin shkodran

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj në Policinë e Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit

Policia e Shtetit ka realizuar disa ndryshime në drejtimin...