Lehtësohet kalimi kufitar në Maqedoni/ Kontrolle për mjetet dhe udhëtarët vetëm në një pikë të përbashkët

Publikuar me datë:

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes për qytetarët dhe mjetet në pikat e përbashkëta të kufirit.

Ky marrëveshje parashikon që në pikat e kalimit të kufirit në Qafë Thanë, Tushemisht dhe Goricë, qytetarët dhe automjetet do të përballen me një kontroll të vetëm, duke eliminuar procedurat e dyfishta dhe pritjet e zgjatura që shpesh bëhen një problem i zakonshëm gjatë sezonit veror.

Sipas autoriteteve, pritet që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi sapo të miratohet edhe nga ana shqiptare, duke propozuar një model të ngjashëm me atë që aktualisht funksionon në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërkohë, autoritetet lokale në Pogradec dhe Strugë janë duke avancuar një projekt për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes Liqenit të Ohrit, në një përpjekje për të lidhur më afër dy brigjet dhe për të krijuar paketa turistike të përbashkëta.

Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 2.2 milion udhëtarë kaluan përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, ndërsa gjatë sezonit veror, radha e automjeteve shpesh është shtrirë për disa kilometra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related