Elseid Hysaj i ka dhënë fund aventurës së tij me Lazion. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka konfirmuar largimin nga klubi italian pas pesë sezonesh, duke mbyllur kështu një tjetër kapitull të gjatë në Serie A, aty ku ka zhvilluar gjithë karrierën e tij deri më tani. Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për 32-vjeçarin shkodran, që për herë të parë mund të provojë një eksperiencë jashtë Italisë.
POSTIMI I ELSEID HYSAJT:
“Pas pesë vitesh në këtë fanellë, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë.
Kanë qenë vite intensive, plot emocione, disa momente të bukura dhe të tjera më të vështira, por unë gjithmonë dhashë gjithçka, me profesionalizëm dhe respekt, deri në ditën e fundit.
Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, një grup të vërtetë djemsh të jashtëzakonshëm me të cilët ndava kaq shumë në fushë dhe jashtë saj.
Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë tifozët e Lacios. Ngrohtësia, pasioni dhe mbështetja juaj kanë qenë të jashtëzakonshme dhe do të qëndrojnë me mua përgjithmonë.
Roma do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Unë dhe familja ime do të jemi gjithmonë mirënjohës. Ju uroj më të mirën. Ju e meritoni dhe shpresoj që Lacio të kthehet aty ku e meriton të jetë.
Faleminderit për gjithçka, forca Lacio gjithmonë”.

