Laç/ Vrasja e Ilir Gjinit, gjendet një tjetër pistoletë në vendin e ngjarjes

Publikuar me datë:

Policia ka zbuluar një armë të dytë në vendin ku ndodhi ekzekutimi i Ilir Gjinit, një krim që u regjistrua mbrëmjen e datës 9 korrik në lagjen “Erdogan” të qytetit të Laçit.

Sipas informacioneve, arma e gjetur është një revolver që është dërguar për analizë, e cila do të përcaktojë nëse ajo ka qenë përdorur gjatë ngjarjes dhe kujt i takon.

Hetuesit kanë sugjeruar se nuk kanë qenë vetëm viktima dhe autori në vendin e ngjarjes, por që aty mund të kenë qenë edhe persona të tjerë të pranishëm ose të përfshirë në incident.

Autor i krimit është shpallur në kërkim Emiljan Suti alias Artur Suti. Ai ka qëlluar Gjinin me shtatë plumba sapo ky i fundit ka zbritur nga automjeti pranë hyrjes së pallatit ku jetonte. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, Gjini është ndjekur dhe është goditur sërish pranë hyrjes së godinës.

Pasi u qëllua, 40-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por ndërron jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.

Viktima, i njohur me katër mbiemra: Kokaj, Lika, Gjini e Nure, dhe autori ishin banorë të të njëjtës lagje, ndërkohë që kishin pasur një konflikt disa kohë më parë.

Sa i përket Emiljan Sutit, alias Artur Suti, ai është një emër i njohur për policinë. Suti ka marrë dënimin me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Ai ka qenë i arrestuar në Belgjikë për akuzat e vjedhjes. Po ashtu, në vitin 2011, ai ka arritur t’i shpëtojë një atentati para komisariatit të Kurbinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestuesja: “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”

Një protestuese tha se punon në administratë dhe rrezikon...

Duro: “Spanja superiore, por pati probleme. Goli i barazimit i tronditi, por ia dolën!”

Spanja ka arritur në gjysmëfinalet e Botërorit, pas një...