Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Publikuar me datë:

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër vendet që kanë ecur më përpara në rrugën e integrimit europian, por përpara se të vijojë më tej në negociatat me Brukselin, do të duhet të zgjidhë disa mosmarrëveshje të pazgjidhura me Kroacinë.

Zagrebi, anëtar i Bashkimit Europian që prej vitit 2013, ka penguar përmbylljen e kapitullit 31, i cili lidhet me politikën e jashtme dhe sigurinë, duke argumentuar se Podgorica duhet fillimisht të nisë bisedime të thella në lidhje me këto çështje.

Në deklaratën zyrtare, Kroacia i ka dorëzuar Malit të Zi një listë me gjashtë kushte, ku përfshihen domosdoshmëria për dënimin e krimeve të luftës dhe adresimi i kërkesave pronësore të qytetarëve kroatë.

Kroacia i ka kërkuar Malit të Zi angazhim në një dialog të thelluar dhe konstruktiv për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, duke theksuar se BE-ja nuk duhet të importojë mosmarrëveshje në institucionet e saj në Bruksel.

Këto zhvillime erdhën pas vizitës në Zagreb të Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila zhvilloi takime me Kryeministrin Andrej Plenković dhe Ministrin e Punëve të Jashtme.

Ndër pikat më të rëndësishme që mbeten të hapura janë: përcaktimi i kufirit detar në Prevlakë, çështja e anijes ushtarake “Jadran”, Kampi i Morinjit – ku Zagrebi kërkon njohje të plotë të krimeve të kryera ndaj të burgosurve kroatë gjatë konflikteve të viteve 1990 dhe trajtim të duhur të viktimave – si edhe të drejtat e minoritetit kroat në Mal të Zi.

Aktualisht, Kroacia nuk ka vendosur një veto të plotë ndaj anëtarësimit të Malit të Zi në BE, por ka bllokuar përkohësisht këtë etapë të negociatave.

Derimë tani, Mali i Zi ka mbyllur 18 kapituj, ndërsa synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri më 2028.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...