Kosovë/ Ministria e Mjedisit shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Publikuar me datë:

Ministria e Mjedisit në Kosovë ka ndërprerë kontratat e punës për 20 zyrtarë serbë të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë munguar në vendin e punës.

“Sot është nxjerrë vendim për shkëputjen e kontratave të punës për 20 zyrtarë të MMPH-së nga komuniteti serb, të njohur edhe si pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”. Shkëputja e kontratave vjen si pasojë e mungesës së vazhdueshme të tyre në vendin e punës, si dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit”, njoftoi ministrja në detyrë Fitore Pacolli.

Zyra e Auditorit ka identifikuar që në Ministrinë e Mbrojtjes janë 61 punonjës dhe për ta janë realizuar pagesa në vlerë prej 469.885 euro, ndonëse nuk ka evidenca që të njëjtët kanë shkuar në punë. Pacolli ka shtuar po ashtu se në mesin e zyrtarëve të larguar ka të atillë të cilët janë punësuar në vitin 2016 e nuk kanë përmbushur detyrimet e marrëdhënies së punës.

“Nga evidencat zyrtare ka rezultuar se këta zyrtarë, të punësuar që nga 5 janari 2016 në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, përfshirë mungesën e vazhdueshme në vendin e punës dhe mosrespektimin e detyrave të punës”, shton tutje ministrja në detyrë

Punësimi i serbëve në institucionet e Kosovës, edhe pse një pjesë ishin pjesëtarë të Mbrojtjes Civile, u bë si pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, në emër të integrimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ugandë/ Përmbyset autobusi, humbin jetën 20 nxënës

Njëzet nxënës shkolle kanë humbur jetën pasi autobusi që...

Vendi ynë renditet ndër më të prekurit në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga...

Deputeti Pacaj për protestat e Rrjollit: “Kjo është një maskaradë e drejtësisë”

Deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Ermal Pacaj, ka...